Chiara Lubich: hapet çështja e lumnimit. Papa: ndezi një dritë të re
Shembulli i nditshëm i jetës së Chiara Lubich na ndihmoftë t’i japim përgjigje të
reja besnikërisë ndaj Krishtit. Këtë uron Papa Françesku në një mesazh, nënshkruar
nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar me rastin
e hapjes së çështjes së lumnimit e të shenjtërimit të themelueses së Lëvizjes së Fokolarëve.
Kremtimi, mbajtur në katedralen e Fraskatit, u kryesua nga ipeshkvi i qytezës laciale,
imzot Raffaello Martinelli. Papa Françesku: Chiara ndezi një ditë të re Në
mesazh, Papa Françesku nxit edhe që të punohet që populli i Hyjit t’i njohë jetën
e veprimtarinë e Chiara Lubich që, duke e mirëpritur ftesën e Zotit, ndezi për Kishën
një dritë të re mbi udhën drejt bashkimit.