2015-01-23 16:48:17

Mbreti Abdallah lavdëron Papën: nuk fyhen fetë!


Mbreti Abdallah II është i një mendjeje me Papën lidhur me nevojën e respektimit të lirisë së shprehjes, në përkim me respektimin e feve e të simboleve fetare. Madje i bëri të vetat, gjatë takimit me krerët e fiseve beduine të Beni Sakhr. Liria e shprehjes, tha Mbreti gjatë takimit, është e drejtë e, në disa raste, edhe detyrë, por njëkohësisht ka edhe kufizimet e veta e nuk mund të arrijë deri në atë pikë, sa të fyejë bindjet fetare të të tjerëve. Mbreti i quajti pozitive këto mendime aq, sa t’i bëjë të vetat.
Ekstremistët nuk përfaqësojnë Islamin e vërtetë
Duke u ndaluar tek çështja e ekstremizmit me vulë islamiste, Mbreti Abdallah pohoi se ekstremistët nuk përfaqësojnë islamin e vërtetë e se emri i mirë i islamit duhet mbrojtur. Monarku i Mbretërisë hashemite e shpegoi pjesëmarrjen e tij në marshimin e Parisit me ndjetin e mirë për t’i treguar solidaritetin e tij një vendi mik, ku jetojnë gjashtë milionë myslimanë.
Alarm për rritjen e islamofobisë
Mbreti Abdallah, gjatë bisedës me krerët beduinë, lëshoi kushtrimin edhe për rritjen e islamofobisë në Evropë, duke ngulur këmbë mbi nevojën për të mbrojtur figurën e moderuar e tolerancën e Islamit të vërtetë e për t’i aktivizuar të gjitha bashkësitë myslimane në dënimin e grupeve ekstremiste e terroriste, që e manipulojnë Kuranin.







All the contents on this site are copyrighted ©.