Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: imzot Pierre NGUYÊN VĂN NHON
Imzot Pierre NGUYÊN VĂN NHON(Pierr Nguçen Van Non) Kryeipeshkëv i Hanoit (Vietnam)
lindi më 1 prill 1938 në Da Lat në Vietnam. Studimet i kreu në vendlindje para
se të merrte shugurimin meshtarak, më 21 dhjetor 1967. Më 11 tetor 1991 Papa Gjon
Pali II e emëroi Ipeshkëv-ndihmës të Da Lat, ku u shugurua më 3 dhjetor të të njëjtit
vit. Më 23 mars 1994 ishte ipeshkëv Da Lat. U zgjodh kryetar i Konferencës
ipeshkvnore vietnameze në vitin 2007, për të vijuar misionin deri më 2013. Më 22
prill 2010 Papa Benedikti XVI e emëroi Kryeipeshkëv ndihmës të kryedioqezës së Hanoit,
ku u emërua Kryeipeshkëv vetëm pas pak javësh, më 3 maj, pas dorëheqjes së kryeipeshkvit
Joseph Ngô Quang Kiêt.