2015-01-22 14:18:07

Ati i Shenjtë: mos u shkurajoni nga rreziqet, që shqetësojnë njerëzimin


Papa Françesku priti sot në audiencë personelin e Inspektoriatit të Sigurimit Publik, që punon pranë Vatikanit. Rasti qe shkëmbimi i urimeve për Vitin e Ri. Sivjet, policia italiane që shërben në zonat përreth Shën Pjetrit, kremton 70-vjetorin e pranisë së saj. Ati i Shenjtë nuk mungoi t’i referohej gjendjes aktuale botërore:RealAudioMP3
“Në horizont shohim hije e rreziqe, që e shqetësojnë njerëzimin. Si të krishterë, jemi të thirrur të mos e humbim toruan e të mos shkurajohemi. Shpresa jonë mbështetet mbi një shkëmb të patundur: mbi dashurinë e Zotit, zbuluar e dhuruar në Jezu Krishtin, Zotin tonë. T’i kujtojmë fjalët ngushëlluese të Shën Palit Apostull: ‘Kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit? Vështirësia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtësia? Rreziku? Shpata? …E prapëseprapë, në të gjitha këto, jemi më tepër se ngadhënjyes, në saje të Atij që na ka dashur’(Rm 8,35.37)”.
Policia italiane, vijoi Papa, ka për detyrë të ruajë vende me rëndësi të madhe për fenë e për jetën e miliona shtegtarëve, të cilët shpesh kanë nevojë për ndihmë:
“Secili duhet ta ndjejë se prania dhe kujdesi juaj i ndihmon dhe i mbron. …Jemi të gjithë të thirrur ta ruajmë të afërmin. Zoti do të na kërkojë llogari për përgjegjësinë që na ka besuar, për të mirën apo të keqen që kemi bërë ndaj të afërmit”.
Në fund, Papa ua besoi vetë policët si edhe shqetësimet e shpresat e tyre, mbrojtjes amnore të Zojës së Bekuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.