2015-01-19 14:27:04

Konferencë për paraqitjen e Mesazhit të Papës kushtuar Ditës së 49-të Botërore të mediave


Të premten, më 23 janar, në orën 11.30, në Sallën Gjon Pali II të Sallës vatikanase të Shtypit, do të mbahet Konferenca për paraqitjen e Mesazhit të Papës Françesku, kushtuar Ditës së 49-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore, me temë: “Të komunikohet familja: mjedis i privilegjuar i takimit me dashuri, pa interes”.
Do të flasin imzot Claudio Maria Celli, kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, profesoresha Chiara Giaccardi, pedagoge e fakultetit të Letërsisë e Filozofisë pranë Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit dhe specialistë të tjerë të fushës së komunikimit.
Teksti i Mesazhit, në shtatë gjuhë kryesore (nga italishtja e anglishtja, te spanjishtja e polonishtja) do të jetë në dispozicion të gazetarëve të akredituar duke nisur nga ora 09.00 e së premtes, 23 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.