2015-01-19 14:23:39

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Imzot Avgustini: vlera dhe nismat


Filloi dje Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Tema, fjalët e Zotit drejtuar Samaritanes, që mbushte ujë në pus: “E Jezusi i tha: ‘Më jep të pi”(Gjn 4,7). Jemi para një gruaje, e cila bëhet ikonë e dashurisë, duke shembur çdo mur, që ndan njerëzit e konfesionet, etnitë e kulturat. E njëkohësisht edhe paradigmë e mëshirës. Zoti arrin ta shndërrojë në dishepulle e misionare deri një grua, që kishte pasur pesë burra.00:07:53:16
Më jep pak ujë të pi! Kam etje! Është një nga kërkesat jetike të çdo qenieje njerëzore. Hyji, që bëhet njeri në Krishtin, është i aftë t’i kërkojë samaritanes një pikë ujë, pranë pusit të Jakobit. Zoti, që kërkon të pijë ujë si njeri, i ofron njeriut ujin e gjallë, gurrën për jetën e amshuar.
Java e lutjes për bashkimin e plotë të të krishterëve është rast i veçantë për lutje, takim, dialog. Rast për të njohur pasuritë dhe vlerat e të tjerëve, atyre, që ndryshojnë nga ne, e për t’i kërkuar Zotit, me gjithë zemër, në lutje, dhuratën e bashkimit.
Materialin ndihmës e përgatiti grupi i punës, zgjedhur nga Këshilli kombëtar i Kishave të krishtera të Brazilit (Copnic). Materiali, më pas, u rishkua nga Komisioni ndërkombëtar, emëruar nga Komisioni Fe e kushtetutë i Këshillit ekumenik të Kishave dhe nga Këshilli Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.

Java e lutjes do të përfundojë me kremtimin e mbrëmësores, të dielë, më 25 janar në Festën e Kthimit të Shën Palit Apostull, pranë Bazilikës së Shën Palit jashtë Mureve të Romës, me pjesëmarrjen e Papës Françesku.
Për kremtimin e kësaj Jave në Kishën katolike shqiptare, flet, në mikrofonin tonë, imzot Lucian Avgustini, kryetar i Komisionit për çështjet ekumenike me bashkësitë e tjera të krishtera: 00:07:02:02
Për më shumë informacion, mund të hapni faqen e internetit në adresën http://www.vatican.va/roman_curia/pontifical_councils/chrstuni/weeks-prayer









All the contents on this site are copyrighted ©.