2015-01-17 17:18:44

Papa Françesku të mbijetuarve nga uragani: jam këtu me ju, ta vështrojmë Krishtin


Kam dashur të jem këtu me ju për t’u thënë se nuk jeni vetëm, se Jezusi e Nëna e tij nuk ju kanë braktisur. Janë fjalë plot ngashërim që Papa Françesku u drejtoi mase 200 mijë njerëzve, që sfiduan motin e keq, një furtunë me erë e shi, për të marr pjesë në Meshën e kremtuar në Tacloban, vend që më 2013 qe goditur rëndë nga uragani “Yolanda”. Sot moti keq e detyroi Papën të shkurtonte kohën e qëndrimit në ishullin Leyte e të kthehej në Manila.RealAudioMP3
“Ne kemi një Zot që është di të qaj me ne, që është në gjendje të na shoqërojë në momentet më të vështira të jetës, shumë prej jush kanë humbur gjithçka, unë nuk di çka t’u them, nuk kam fjalë... Ai po di se çka t’u thotë”. Bie shi pareshtur, frynë erë e fortë, për herë të parë Papa Bergoglio kremton Meshën me mushama shiu mbi petkat liturgjike, ngjyrë të verdhë siç e kishin edhe besimtarët e pranishëm. Po protagonistët e Meshës së kremtuar në afërsi të aeroportit të Taclobanit janë ngashërimi e lotët e qindra mijëra njerëzve, që sfiduan motit e keq për t’u mbledhur përreth ipeshkvit të Romës. Ati i Shenjtë Françesku deshi të ishte këtu, në këtë vend ku pak më shumë se një vit më parë uragani Yolanda ka shkaktuar mase dhjetëmijë të vdekur e ka shkatërruar qytete e fshatra. Stuhia tropikale Amang që dukej në horizont e detyroi Papën – i cili nuk deshi ta anulonte assesi vizitën e tij – të nisej më herë drejt Manilës.
Papa Françesku zbriti nga avioni pa e dashur çadrën e shiut, e pas pak minutash petkat e tij të bardha u bënë qull nga shiu. Në momentin e homelisë, Papa nuk e lexoj tekstin në gjuhën angleze që kishte përgatitur. Deshi të fliste nga zemra, e foli në gjuhën spanjolle, me një përkthyes pranë tij.
“Jezusi është si ne, Jezusi ka jetuar si ne, është i njëjtë me ne në gjithçka përveç mëkatit. Ai nuk ishte mëkatar, por për të qenë i njëjtë me ne e mori mbi vete mëkatin tonë. U bë mëkatar, e këtë e thotë Pali. Jezusi ecën gjithmonë para nesh, e kur përshkohemi nga ndonjë kryq, ai ka kaluar para nesh e nëse sot të gjithë ne jemi mbledhur këtu, 14 muaj pasi që ka kaluar uragani Yolanda, këtë e bëjmë sepse jemi të sigurt që nuk do të zhgënjehemi nga feja sepse Jezusi, i pari, ka kaluar përpara nesh në sprova, dhe ka marr mbi vete tërë dhimbjen tonë”.
“Më lejoni t’u shpreh këtë rrëfim – vijoi Papa Françesku - unë kur e pash nga Roma këtë katastrofë, e ndjeva për detyrë të isha këtu. E gjatë këtyre ditëve kam vendosur të udhëtoja këtu. Desha të vija këtu për të ndenjur me ju. Pak vonë – mund të më thoni, e më të vërtetë – mirëpo jam këtu, tani jam këtu! Jam këtu për t’u thënë se Jezusi është Zot, se Jezusi nuk na zhgënjen...Mund të thoni: “Atë, mua më ka zhgënjyer sepse kam humbur shtëpinë, familjen time, atë që kam pasur, e tani jam i sëmurë...”. Është e vërtetë kjo që më thoni e unë e respektoj këtë ndjenë, por në të njëjtën kohë Jezusi është mbi kryq e nga kryqi nuk na zhgënjen”.
“Ai i qe shuguruar e përshkuar Hyjit mbi këtë fron – tha akoma Papa duke treguar me dorë kryqin – e aty Ai ka përjetuar e përshkuar të gjitha fatkeqësitë që ne kemi. Jezusi është Zot, e një Zot që mbretëron nga kryqi. Për këtë arsye është në gjendje të na kuptoj edhe ne... Është bërë në gjithçka i njëjtë me ne, për këtë e kemi një Zoti që di të qaj me ne, që na shoqëron e është me ne në momentet më të vështira të jetës. Shumë prej jush kanë humbur gjithçka, nuk duk di çka t’u them...Ai di se çka t’u thotë juve. Shumë prej jush janë humbur familjen....Unë vetëm rri në heshtje e ju shoqëroj me zemrën time. Në heshtje. Shumë prej jush kanë pyetur duke vështruar Krishtin: pse o Zot? E çdonjërit Zoti i përgjigjet në zemër nga zemra e tij”.
“Nuk kam fjalë tjera për t’u thënë: ta vështrojmë Krishtin, ai është Zot e ai na kupton sepse ka kaluar nëpër të gjitha provat që përshkojmë ne e bashkuar me të te këmbët e kryqit ishte Nëna. Ne – tha Papa duke treguar me dorë shtatoren e Zojës së Bekuar që mbanë në kraharor Jezusin e vogël – jemi së fëmijët që në momentet e dhimbjes, të vuajtjes, nuk kuptojmë asgjë, vetëm se na vjen ta shtrimë dorën e të kapemi për dorën e saj e ti themi: nënë. Si fëmija që kur ka frikë, thotë: mama! E ndoshta është e vetmja fjalë që mund të shpreh atë që ndjejmë në këto momente të errëta: nënë, mama!”.
“Së bashku të heshtim për një çast, ta vështrojmë Zotin, Ai mund të na kuptojë sepse i ka kaluar të gjitha mundimet. Ta shikojmë Nënën, e si fëmija që rri poshtë duke shikuar lartë e me zemër t’i themi: Nënë! Në heshtje, çdonjëri të thotë atë që ndjen nga zemra vet...”.
Pas momentit të uratës në heshtje, Papa Bergoglio shtoi: “Ne nuk jemi të vetëm, kemi një Nënë, kemi Jezusin, vëllain tonë të madh, jo nuk jemi të vetëm. E kemi edhe shumë vëllezër që në këto momente të katastrofës kanë ardhur për të na ndihmuar e edhe ne atëherë ndjehemi më shumë vëllezër sepse ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është e vetmja gjë që më vjen për t’u thënë nga zemra, më falni se nuk kam fjalë tjera. Por të jeni të sigurt se Jezusi nuk zhgënjen kurrë, të sigurt se dashuria e përdëllimi i Nënës sonë nuk zhgënjejnë e të bashkuar me te si bijë e bija dhe me forcën që na jep Jezusi, vëllai ynë i madh, të shkojmë përpara e të ecim si vëllezër”.Shumë persona ndër mase 200 mijë pjesëmarrësve në Meshës kanë fytyrën e përlotur.
Homelinë që nuk e shqiptoi e fjalimin në Katedrale, edhe ai u nuk u shqiptua nga Papa, konsiderohen “të vlefshëm”: atë Lombardi shpjegoi se Papa do të kishte dashur ti thoshte ato fjalë. Në mënyrë të veçantë Papa ka përzemër kërkesën që të “varfrit e mbarë Vendit të trajtohen në mënyrë të drejtë e të barabartë me të gjithë, që dinjiteti tyre të respektohet, që përcaktimet e vendimet politike dhe ekonomike të jenë të drejta e përfshirëse”. “Mënyra me të cilën i trajtojmë të varfrit do të jetë ajo me të cilën do të gjykohemi”, qortoi, duke kërkuar pastaj që të mos ulet vëmendja e solidariteti me njerëzit e varfër, pasi që shumë është bërë por shumë mbetët ende për t’u bërë. Të varfrit e drejtësia janë argumente që Papa trajton sërish edhe në Filipine, ku Konferenca ipeshkëvnore kërkon transparencë në përdorimin e fondeve për rindërtimin e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.