2015-01-17 17:19:49

Fra’ Matthew Festing, Kreu i Urdhrit të Maltës viziton Shqipërinë


Me ftesë zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z Bujar Nishani, në datat 18-20 Janar 2015, vjen për herë të parë në Tirane, Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës, Lartësia e Tij e Përndershme Fra’ Matthew Festing dhe delegacioni që shoqëron i përbërë nga përfaqësuesit më të lartë të Urdhrit të Maltës.
Në datën 19.01.2015 L.T.P Fra’ Matthew Festing, do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Pritja Zyrtare Ceremoniale nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z Bujar Nishani dhe bisedimet zyrtare me delegacionet përkatëse.
Takime do të zhvillojë edhe me Kryetarin e Parlamenti të Shqipërisë SH.T.Z Ilir Meta si dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë SH.T.Z Edi Rama, i cili do të shtrojë një drekë në nder të ardhjes së Mjeshtrit të Madh të Maltës.
Do të zhvillojë një vizitë me Nuncin Apostolik Ramiro Moliner Ingles dhe Arqipeshkvin e Tiranë – Durrës Rrok Mirdita.
Pas këtyre takimeve të rëndësishme Princi dhe Mjeshtri i Madh do të marrë pjesë në Bekimin dhe Inaugurimin e selisë së re të Ambasadës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri. Një pjesë e delegacionit do të zhvillojë takime në Ministrin e Shëndetësisë me Z. Ilir Beqja. Dhe pas kësaj i gjithë delegacioni është i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darke zyrtare.
Në datën 20.01.2015 L.T.P. Fra’ Matthew Festinghe delegacioni i tij zyrtar do të nisen për në Shkodër, ku do të zhvillojnë takime me përfaqësues të lartë të Organizatës Humanitare të Urdhrit të Maltës “Maltesier”. Do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar me rastin e 20 vjetorit të Maltesier në Shqipëri. Do të zhvillojë takime me Kryetarin e Bashkisë Shkodër si dhe takim me Arqipeshkvin e Shkodrës Angelo Massafra. Gjate qëndrimit në Shkodër do të zhvillojë një vizitë edhe në Muzeun e Memories në Shkodër.
I quajtur shkurtimisht Urdhri i Maltës, është krijuar në shekullin XI, dhe është një organizatë katolike sovrane, selia e së cilës në Romë gëzon një status ekstraterritorialiteti. Kjo e bën Urdhrin e Maltës të vetmen strukturë qeveritare në botë me vokacion humanitar, të pranuar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare publike, njësoj si një shtet.
Pra, Urdhri ushtarak i Kalorësve të Maltës, themeluar në shekullin e njëmbëdhjetë, vijon të jetë aktiv ende sot e tashmë ka natyrën e një organizate të madhe humanitare ndërkombëtare. Urdhri nuk lufton më me shpata, por me mjete paqësore kundër sëmundjeve, varfërisë, mënjanimit social e natyrisht, mbrojtjes e kultivimit së besimit në Zotit.
Themeluar rreth vitin 1050, Urdhri në atë kohë njihej si komuniteti i Hospitalierëve të Shën Gjonit të Jerusalemit, me të drejtën e zgjedhjes së udhëheqësve të vet. Urdhri Sovran i Maltës themeluar nga Gerardi i Bekuar, është Urdhër laikë-rregulltarë mase 900 vjeçar. Të gjithë anëtarët e urdhrit kanë për detyrë dhe impenjohen të jetojnë një jetë shembullore e në përkim me mësimet ungjillore. Ia përkushtojnë veten ndihmës humanitare. Urdhri u njoh nga Kisha katolike si organizatë zyrtare nga Papa Pashku II (1113-2013) në shkurt 1113.
Në fillim Urdhri u krijua nga disa kryqtarë aristokratë evropianë, të cilët u kujdesën për besimtarët shtegtarë dhe sëmurët në Jerusalem në shekullin e 12-të, kur morën edhe njohje zyrtare nga Papa.
Pas disa dekadash u larguan nga Jerusalemi për në Rodi, pastaj Qipro e së fundi, në Maltë, ku qeverisën ishullin për disa shekuj. Nga Malta ata u përzunë nga Napoleon Bonaparti gjatë fushatës së tij në Egjipt, e aktualisht e selia e këtij Urdhri është në një pallat të lashtë në qendër të Romës, në afërsi të Vatikanit.
Sot, Urdhri Maltës ka spitale dhe nisma të ndryshme humanitare në ma shumë se 120 vende të ndryshme të botës. Ekzistenca e tyre gjatë shekujve është shoqëruar me legjenda të ndryshme. Urdhri sot thotë se dëshiron të heqë imazhin që ka si një klub aristokratësh të pasur evropianë e po gjithnjë më shumë përfshinë talente të reja për të vijuar misionin e vet universal kudo mase 120 Vende të botës.
Fra’ Matthew Festing, është i 79-ti Mjeshtër i Madh i Urdhrit të Maltës, që ka institucionet e veta në të pesë kontinentet me 13.500 anëtarë, 80.000 vullnetarë, të mbështetur nga mase 25.000 mjekë, infermierë e infermiere, që punojnë e drejtojnë në spitale, qendra mjekësore e shoqërore, shtëpi për të moshuar e persona ma handikap, qendra për pacientë të sëmurë nga kanceri, trupa vullnetarësh të shpërndarë në mase 120 Vende të ndryshme të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.