2015-01-16 11:29:20

Papa: Kisha pranë të rinjve që janë të demoralizuar


“Filipinet janë një dëshmi e rinisë dhe e gjallërisë së Kishës”, kështu ka shkruar Papa Françesku në një tweet dërguar nga Manila 17 milionë follower-ve. E Ati i Shenjtë Bergoglio , i porositi edhe ipeshkvijtë e priftërinjtë të mos largohen nga brezi ri. “Qëndrojuni afër të rinjve – tha Papa – të cilët duke jetuar në mesin e shoqërisë së rënduar nga varfëria e korrupsioni, të mos demoralizohen e të mos dorëzohen para vështirësive, të mos e braktisin shkollën për të jetuar rrugëve”. Ipeshkvijtë e priftërinjtë të heqin dorë nga të mirat materiale për të ndihmuar të varfrit. “Kërcënimi i madh – tha Papa Françesku – është të dorëzohesh para një lloj materializmi që depërton në jetën tonë e komprometon dëshminë e vlerave që ofrojmë. Vetëm duke u bërë ne personalisht të varfër, duke eliminuar vetëkënaqësinë, krenarinë, do të mund të identifikohemi me vëllezërit e motrat tona që janë ndër të fundmit e shoqërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.