2015-01-16 12:32:28

Marrëveshje e Vatikanit me Serbinë në fushën e arsimit të lartë


Hynë në fuqi marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Serbisë mbi bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë. Marrëveshja – njofton Buletini i sallës së shtypit të Vatikanit – parashikon që palët të favorizojnë bashkëpunimit në sektorin e arsimit të lartë e të promovojnë kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve të kësaj fushe.
Selia e Shenjtë e Serbia, më tej, impenjohen t’i rregullojnë e përshtatin çështjet që kanë të bëjnë me njohjen e anasjelltë të titujve akademikë e të akteve publike të diplomave që arrihen në arsimin e lartë.
Për zbatimin e marrëveshjes, dy palët do të nënshkruajnë më vonë protokollet përkatëse, me të cilat do të përcaktohen aktivitetet konkrete, si dhe kushtet e rregulloret për organizimin dhe financimin e vënien në jetë të kësaj marrëveshjeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.