2015-01-16 17:30:16

Historia e krishterimit në Filipine


1521. Historia e krishterë e Filipineve fillon me zbulimin e ishujve nga Magelani.
1565. Spanjollët zbarkojnë në Cebu. Fillon kolonizimi dhe ungjillëzimi njëkohësisht, pa ndonjë rezistencë të madhe nga ana e popullsisë, përveçse në ishullin e Mindanaos, kështjellë islamike.
1579. Themelohet dioqeza e Manilës, e treta në Azi pas Quilon dhe Goa (Indi)
Shekulli XVIII. Shugurohen meshtarët e parë vendas.
1898. Bien spanjollët. Nën regjimin amerikan, Kisha trajtohet keq: protestantët dhe masonët kontrollojnë administrimin dhe arsimin.
1902. Themelohet “Kisha e pavarur e Filipineve” me karakter nacionalist, nga ana e Aglipay.
1910. Mbërrijmë shumë misionarë të huaj.
1930. Themelohet sekti “Iglesia ni Cristo”, grup disident i sektit Aglipayan.
1937. Kongresi i 33-të Eukaristik ndërkombëtar në Manila.
1946. Pavarësia e Filipineve.
1960. Imzot Rufino Santos, kardinali i parë filipinas.
1964. Krijohet një seminar i Misionarëve filipinas. Meshtarë, rregulltarë, rregulltare dhe laikë filipinas
17-22 shkurt 1981. Vizita e parë e Gjon Palit II
1982-83. Rriten divergjencat e Kishës me qeverinë e fillon largimi i misionarëve të huaj nga vendi. Arrestohen meshtarë e laikë, shumë prej të cilëve vriten ose zhduken nga regjimi i Markosit. Që nga viti 1979 flitet për 4 mijë të arrestuar.
11 prill 1984. Vritet nga milicitë paraushtarake atë Tullio Favali i PIME.
22 shkurt 1986. Kardinali Jaime Sin, përmes radios, e fton popullsinë e Manilës të dalë në sheshe për të mbrojtur ushtarët rebelë kundër regjimit të Markosit. Është fundi i diktaturës.
1989. Mbahet në Manila, Kongresi botëror për Ungjillëzimin.
12-16 janar 1995. Vizita e dytë e shën Gjon Palit II.
24 nëntor 2012. Imzot Luis Antonio G. Tagle, kryeipeshkëv i Manilës, krijohet kardinal nga Benedikti XVI.








All the contents on this site are copyrighted ©.