Atë Nicolàs, Eprori përgjithshëm i jezuitëve për vizitë në Azi
Në të njëjtën kohë me Papa Françeskun, jezuit, në Azi, më 13 janar, nisi vizita e
një jezuiti tjetër, ajo e Eprorit të përgjithshëm të rregulltarëve Jezuitë, Atë Adolfo
Nicolàs, i cili për katër ditë viziton Provincën e jezuitëve në Kinë. Vizita filloi
në Hong Kong më 13 e 14 janar, ku atë Nicolàs takoi jezuitët e Hong Kongut e Makaos,
së bashku me bashkëpunëtorët, kryeipeshkvin e Nuncin Apostolik. Dje, Eprori i përgjithshëm
i jezuitëve ishte në Tajpéi, Tajvan. Etapa e ardhshme e vizitës është në Vietnam
me rastin e katërqind vjetorit të arritjes së Jezuitëve në këtë Vend. Nesër, më
17 deri më 25 janar Kreu i jezuitëve do të jetë në Ho Chi Minh City, në Vietnam, ku
në dy ditët e para do të marrë pjesë në mbylljen e ceremonive të 400 vjetorit të arritjes
së jezuitëve në Vend, do t’i pranojë kushtet rregulltare të një grupi të jezuitëve
të rinj vietnamezë e do të bashkërkremtojë Meshën e mbylljes së jubileut të përmendur. Nga
19 deri më 24 janar mbahet Asambleja e Eprorëve të Mëdhenj të Konferencës së Azisë
e Paqësorit (JCAP). Ndër temat më të rëndësishme që diskutohen gjatë kësaj Asambleje,
do të jenë shqyrtimi i Planit Apostolik i Konferencës për pjesë vitet e ardhshme dhe
përgatitja e Kongregacionit (Mbledhjes) së Përgjithshme të 36-të e urdhrit të jezuitëve
që do të mbahet në Romë në vitin 2016.