2015-01-15 11:29:37

Papa Françesku në Filipine


Papa Françesku mbërriti në Filipine, në etapën e dytë të shtegtimit apostolik në Azi. I pritur në aeroportin e Manilës nga entuziazmi i mijëra e mijëra qytetarëve e besimtarëve e përshëndetur nga autoritetet më të larta shtetërore e kishtare, Papa Françesku ka në qendër të këtij vizite takimin me të varfrit. Është e katërta herë që një Papë viziton arkipelagun: i pari qe Papa Pali VI, para 45 vjetësh, pasuar nga Gjon Pali II në vitin 1981 e në vitin 1995. Udhëtimi i Papa Françeskut, si ai i Papa Montinit më 1970, bëhet në një Vend i goditur rëndë akoma nga tajfuni i dhjetorit të kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.