2015-01-14 14:19:46

14 janar 1990 në Shkodër demonstrata parë antikomuniste


Data e 14 janarit të vitit 1990 shënon demonstratat e parë antikomuniste në Shkodër. Data e 14 janarit të vitit 1990 do të mbahet mend si dita kur qytetarët e Shkodrës u ngritën në protestë kundër regjimit komunist në Shqipëri. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalur në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit. Policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën. Dhjetëra protestues arrestohen e dhunohen barbarisht në burgje. Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan. E Shkodra ka qenë gjithmonë e para, ka qenë e sakrifikuara e dhimbshme në të gjithë historinë e Shqipërisë. Për të gjithë ata persona që ishin në krye të kësaj demonstrate, një pjesë e të cilëve, në saje të pasojave të burgosjeve e të torturave që pësuan nga regjimi komunist, humbën jetën, ata e meritojnë një monument në qytetin e Shkodrës. Për ngjarjen që bëri histori, jo vetëm në Shkodër dhe Shqipëri, por sidomos edhe jashtë vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.