Qendra e Kongreseve BMICH (Bandaranaike Memorial International Conference Hall),
me emrin e kryeministrit të parë të Sri Lankës (1956-59), u ndërtua ndërmjet viteve
1970-1973 si dhuratë nga Republika Popullore e Kinës. Kompleksi ngrihet në zonën “Cinnamon
Gardens” e, përveç qendrës së kongreseve, ka edhe një hapësirë për ekspozitat, një
hotel, një bankë, një bibliotekë dhe një institut studimesh. Ndër ngjarjet e fundit
ndërkombëtare organizuar në BMICH, është takimi i rangut të lartë i Komonuelthit (2013)
dhe Konferenca Botërore e për Rininë (2014). Qendra është ent publik dhe këshilli
i saj administrues udhëhiqet nga Presidenti i Republikës.