Paqe e bekim mbi Shqipërinë. Papa përshëndet Vendet mbi të cilat fluturoi gjatë
udhëtimit drejt Azisë.
Gjatë fluturimit me avion nga Roma drejt Kolombos, Papa Françesku, siç është traditë,
u dërgoi telegrame përshëndetjeje krerëve të Shteteve të atyre Vendeve mbi cilat kaloi
gjatë udhëtimit apostolik. Pastaj në avion përshëndeti gazetarët që e shoqëronin gjatë
këtij udhëtimi aziatik. Atmosfera në avion
qe e përzemërt dhe familjare, siç di të krijon Papa Françesku, me një risi: kësaj
here nuk ishin gazetarët që shkonin për ta përshëndetur Papën, por qe Ati i Shenjtë
Françesku, shoqëruar nga drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi,
ai që shkoi personalisht tek 76 gazetarët shoqërues, prej Vendeve të ndryshme. Me
një buzëqeshje të veçantë Papa Bergoglio u tha: “Ju falënderoj për shoqërimin tuaj
e ju uroj udhëtim të mbarë. Keni shumë punë! Ju falënderoj shumë, faleminderit edhe
një herë për shoqërimin tuaj”. Papa Françesku pastaj deshi t’u shtrëngonte
dorën çdonjërit gazetarë, duke u ndalur për pak çaste në bisedë. Për sa i përket protokollit,
gjatë udhëtimit u nisen telegramet e Papës drejtuar Vendeve mbi të cilat fluturonte
avioni. Pas përshëndetjes drejtuar presidentit italian e bekimit apostolik për Italinë,
Papa u drejtoi përshëndetjen e tyre edhe Shqipërisë e Turqisë, shoqëruar me lutjet
e tij së bashku me kujtimin e vizitave të fundit apostolike. Paqe e gëzim Papa i uron
edhe Greqisë e qytetarëve të këtij vendi. Paqe e prosperitet, së fundi, edhe për Iranin,
Emiratet e Arabisë, Omanin e Indinë.