2015-01-13 16:13:16

Papa krerëve fetarë të Sri Lankës: me paqen në zemër, jo përdorimit të fesë për të justifikuar dhunën e luftën


Papa takon në Kolombo krerët e komuniteteve fetare të Sri Lankës: paqe e pajtim, jo keqpërdorimit të fesë për të justifikuar luftërat
Papa Françesku takoi sot përfaqësuesit e Komuniteteve të ndryshme fetare të Sri Lankës, në Qendrën e Kongreseve në Kolombo. Përfaqësuesve të Komuniteteve fetare Budiste, Hindu, Msylimane e të disa komuniteteve tjera të krishtera, Papa Françesku u shprehi gëzimin e tij për këtë takim ndërfetar dhe bëri thirrje për paqe e pajtim. Komuniteteve fetare të Sri-Lankës, Papa Bergoglio, u kërkoi të mos keqpërdorin besimin në Hyjin për të justifikuar luftërat. “Sa mënyra ka për ithtarët e feve të ndryshme për të realizuar këtë shërbim! Sa të mëdha janë nevojat tona për të cilat duhet të kujdesemi me urtinë e solidaritetit vëllazërorë”. Mendoj në mënyrë të veçantë – shtoi Papa – në nevojat e domosdoshme materiale e shpirtërore që kanë të varfrit, të mënjanuarit, ata që me ankth presin një fjalë ngushëllimi e shprese. Mendoj këtu edhe në ato shumë familje që vazhdojnë të vajtojnë humbjen e të dashurve të tyre”.
“Mbi të gjitha, në këtë moment të historisë së Kombit tuaj – tha Papa Françesku - sa njerëz vullnet mirë po kërkojnë e mundohen t’i ndërtojnë themelet morale të mbarë shoqërisë!”. Nga këtu urimi i Atit Shenjtë Bergoglio: “që fryma gjithnjë në rritje e bashkëpunimit ndërmjet udhëheqësve të komuniteteve të ndryshme fetare, të gjejë shprehje e konkretizim, në një impenjim për rivendosjen e pajtimit ndërmjet të gjithë srilankezëve, e për rimëkëmbjen e shoqërisë e të institucioneve të saj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.