2015-01-12 14:08:51

Presidenti Shqipërisë Nishani: Parisi e mposhti frikën


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani la mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve të Ambasadës franceze në Tiranë pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit kundër revistës satrike ‘Charlie Hebdo’, si dhe në një supermarket të Parisit.
Në fjalën e tij, menjëherë pasi ngushëlloi popullin francez, Presidenti Shqipërisë Nishani i cilësoi sulmet terroriste si akt barbar, ndërsa shtoi se me marshimin e paqes, ky popull mposhti frikën e vërtetoi edhe njëherë se demokracia e liria mbetën të papërkulura.
“Ngushëllime e solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, shpreh simpatinë e madhe me popullin dhe autoritetet pas aktit barbar që ndodhi në redaksinë e revistës ‘Charlie Hebdo’ e në supermarkete dhe rrugë të Parisit ku ekstremizmi e ligësia ndaj lirive dhe të drejtave u shfaq më e egër së kurrë, në qendrën e lirisë e të demokracisë, Parisin. Ai ishte një sulm i dhimbshëm që s’ka të bëjë me fatalitetin e frikëm. Ku ka frikë nuk ekziston liria. Ku ka liri nuk ka frikë, Parisi tregoi që liria e mposht frikën. Marshimi i paqes ku morën pjesë drejtues nga mbarë bota tregoi se pavarësisht rreziqeve që ka liria dhe paqja kohezioni i demokracisë ekziston në planetin tonë.
“Garantoj popullin francez se shqiptarët do jenë gjithnjë përkrah Francës dhe aleancës së të drejtave dhe lirive, për ti çuar përpara dhe për ti mbrojtur ato. Liria e mbetet e rrezikuar dhe e kërcënuar, por ajo është e papërkulur”, tha më tej Nishani.







All the contents on this site are copyrighted ©.