“Nuk na keni ndryshuar, nuk do të na ndryshoni kurrë”. “Nuk vritet në emër të Zotit”.
Në Paris e në qytete të ndryshme Francës por edhe të Vendeve tjera, turma oqeanike
qytetarësh kundërshtojnë dhunën e terrorit dhe nderojnë viktimat. Tragjedia e ditëve
të kaluar ka bashkuar Evropën e botën kundër terrorit e dhunës. Liderët botëror dorë
përdore e buzëqeshja e fëmijëve. Nga manifestimi djeshëm i Parisit përshtypja ishte
ajo e një feste, festa e çlirimit nga terrori. Nëpër udhë e sheshe marshonin qytetarë
të të gjitha etnive e feve, si përgjigje e Perëndimit kundër ndeshjes mes qytetërimeve,
provokuar nga terrorizimi. Franca nuk ka frikë: kjo është përgjigja që dha të dielën
korteu i Parisit, hapur nga Francois Hollande e nga mase pesëdhjetë liderët e botës,
që dorë përdore, manifestuan në Paris së bashku me miliona qytetarë në kryeqytetin
francez e në shumë qytete tjera të Vendit, në marshimin historik kundër terrorizimit.
48 orë nga epilogu i ofensivës jihadiste që shkaktoi 17 të vdekur, përgjigjja korale
e madhështore, mobilizimi më i madh në historinë e Francës me 3,7 milionë njerëz në
sheshe, siç njofton ministria e brendshme franceze. Përshtypja është se numri i pjesëmarrësve
ishte shumë më i madh, së paku dy milion persona marshuan vetëm në kryeqytet, ma shumë
se ata që përshëndeten trupat aleate në mbarimin e luftës së Dytë botërore. E pastaj
300.000 në Lion, 110.000 në Grendoble, 50.000 në Nancy, 45.000 në Metz e Strasburg. Dita
e gjatë e marshimit për t’i thënë në mënyrë të vendosur e të prerë “jo” dhunës e terrorizmit
përfundoi pak pas orës 21, kur lumi i turmës së njerëzve u shpendra pa asnjë aksident.
Imazhi simbol i mobilizimit kundër lapsave të thyer të Charlie Hebdo do të mbetet
ai në linje të parë i liderëve botëror që hapen korteun parisian të kapur dorë përdore,
të bashkuar përtej çdo dallimi e përkatësie: Hollande e paraardhësi Sarkozy, palestinezi
Abu Mazen e izraeliani Benjamin Netanyahu, presidenti ukrainas, Poroshenko e ministri
jashtëm rus, Lavror, mbreti Abdallah II i Jordanisë me mbretëreshën Rania e kryeministrat
Cameron, Rajoy, Renzi, kancellarja Merkel, përfaqësues të qeverive të Shqipërisë e
të Kosovës e shumë të tjerë, që të gjithë kundër armikut të përbashkët: dhunës së
terrorizimit.