2015-01-12 12:47:04

Masakër e re në Nigeri. Imzot Kaigama: është e tmerrshme, lutuni për ne!


Pas masakrës së pashembullt të Boko Haram në qytetin Baga dhe atentatit të kamikazes së mitur në Maiduguri, Nigeria është pushtuar nga tmerri. RealAudioMP3
Në qytetin verilindor Baga, ku vijon, nga toka e nga ajri, sulmi i forcave të armatosura nigeriane, gjatë kësaj jave grupi integralist afrikan shkaktoi më se 2000 viktima, sipas Amnesty International. Mijëra trupa pa jetë mbetën mbi dhe në qytet e në savanën rreth tij. E ndërsa të vdekurit presin, më në fund, të pushojnë në paqe, të gjallët ndodhen para një rreziku të ri: vdekjes nga uria, nësa ravgojnë, pas ikjes nga vatrat e tyre, për të shpëtuar jetën ku e si munden. Një pjesë e mirë enden mbi varka mbi ujërat e liqenit Çad. Pushtimi i Bagës dhe i rreth pesëmbëdhjetë fshatrave për rreth nga islamikët, përbën rrezik edhe për vendet fqinje. Zona është udhëkryq tregtar e bujqësor jetik për Kamerunin, Çadin e Nigerin.
E, menjëherë pas Bagës - atentati i Maidugurit, fortesë e Boko Haram, ku një kamikaze e mitur u hodh në erë në një treg, duke shkaktuar vdekjen e 20 vetëve. Pesë javë para zgjedhjeve presidenciale në vend, rebelët e Boko Haram po shkaktojnë një valë terrori mbi qytetet dhe banorët e veri-lindjes së vendit, duke detyruar mijëra njerëz të tjerë të ikin në drejtim të Kamerunit, Çadit e Nigerit. Tani po i mësojnë edhe fëmijët të fljohen për Islamin, sepse ky nuk është rasti i vetëm. E të mendosh se kamikazet e tjera të mitura, të zbuluara pak para shpërthimit, pohuan se ishin detyruar nga vetë prindërit.
Kjo është prirja e re e terrorizmit islamik në Nigeri.
Në vend ndjehet fort frika e shtrirjes së mundshme të krizës, e jo vetëm në Nigeri, por në të gjithë zonën.
Në këtë situatë, kur fanatikët islamikë po e mbysin vendin në gjak, intervistuam, me telefon, kryetarin e Konferencës ipeshkvnore nigeriane, imzot Ignatius Jos Kaigama:

Përgjigje: - It’s terrible news, but we are not really sure of the facts. You’ll get some people saying … Është lajm i tmerrshëm, por nuk jemi të sigurt për faktet. Ka njerëz që pohojnë se numrat janë të tepruar e nuk përkojnë me atë, që është thënë. Por kjo nuk na ndihmon. Kemi nevojë për informacione të qarta e të sakta lidhur me aksidentet dhe dhunën, që vijon të shpërthejë në të katër anët e Nigerisë. Nëse është e vërtetë kjo që thuhet, jemi përballë një tragjedie të lemerishme, shkaktuar nga ky grup terrorist, që është në gjendje të krijojë terror e shkatërrim vërtet të tmerrshëm. Ka ardhur e ka kaluar koha që qeveria të ndërhyjë për ta ndaluar agresionin kundër nigerianëve të pafajshëm, duke zbatuar çdo ligj për sigurimin e jetës së nënshtetasve
Ata që vuajnë, janë gjithnjë civilët.

Pyetje: - Ç’mendon popullsia civile, për aq sa mund të jeni në gjendje të informoheni?

Përgjigje: - Civilians suffer more, because they have no protection and I can imagine now … Civilët vuajnë më shumë, sepse janë krejt të pambrojtur. Mendoj se në fshatrat e sulmuara, popullsia është plotësisht e destabilizuar. Tani nuk e dimë me saktësi as ku ndodhen këta njerëz. Nuk dihet kanë shpëtuar, apo kanë vdekur? Janë në mal, a në pyje? Apo ia kanë dalë të ikin në vendet fqinje? Edhe pse nuk e dimë ende saktësisht çfarë ka ndodhur, mund ta themi me siguri se ata, që vuajnë më shumë në këtë çast, janë pikërisht civilët. Fola me ipeshkvin e Yoalës, imzot Stephen Dami Mamaza. Më tha se po strehon shumë të shpërngulur në mjediset e katedrales.

Ekstremistët, në shtrirje
Pyetje: - Disa thonë se terroristët, milicët e Boko Haram, po përpiqen të vendosin sundimin e një lloj kalifati. Kaq të fortë qenkan, sa t’i kundërvihen qeverisë…

Përgjigje: - So far, they have actually captured a number of local governments, and villages and towns have … Deri më sot kanë shtënë në dorë disa governatorate lokale, qytete e fshtatra, e deklarojnë se aty kanë vendosur kalifatin islamik. E edhe po zgjerohen drejt vendeve fqinje, Kamerunit, Nigerit, Çadit… Kështu, sipas tyre, vijojnë të korrin suksese. E qeveria e Nigerisë, me gjithë bashkëpunimin e vendeve të tjera fqinje, Çadit, Nigerit, Kamerunit, nuk është e aftë t’i vërë fre gjithë këtij tërbimi. Për fat të keq duhet thënë se islamikët po vijojnë shtrirjen.

Vijoni të luteni për ne!
Pyetje: - Dëshironi të bëni ndonjë thirrje, nga ana e Kishës nigeriane, për dëgjuesit e Radio Vatikanit?

Përgjigje: - Continue your prayer for us, because this has gone beyond what you can manage on a human … Vijoni të luteni për ne, sepse gjithçka ndodh, i kapërcen kufijtë e durimit njerëzor. Njeriu nuk mund të mbartë më shumë se kaq!







All the contents on this site are copyrighted ©.