Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Dominique Mamberti
Imzot Dominique Mamberti, Kryeipeshkëv titullar i Sagonës, prefekt i Gjykatës
së Lartë të Senjaturës Apostolike, lindi në Marrakech, në kryedioqezën e Rabatit (Marok),
më 7 mars 1952. U shugurua meshtar më 20 shtator 1981, për dioqezën e Ajaccio (Korsikë-
Francë). U diplomua në Drejtësi Kanonike Civile. Hyri në Shërbimin diplomatik
të Selisë së Shenjtë më 1 mars 1986. Shërbeu në Përfaqësitë Papnore në Algjeri, Kili,
në Misionin e Përhershëm pranë OKB-së në New York, në Liban e së fundi, pranë Seksionit
për Marrëdhëniet me Shtetet të Sekretarisë së Shtetit. Më 18 maj 2002 u emërua
Nunc Apostolik në Sudan dhe Delegat Apostolik në Somali. U zgjodh edhe në Selinë titullare
të Sagonës, me dinjitetin e Kryeipeshkvit. Mori shugurimin ipeshkvnor më 3 korrik
2002. Më 19 shkurt 2004 u emërua edhe Nunc Apostolik në Eritre. Më 15 shtator
2006 Ati i Shenjtë, Benedikti XVI, e emëroi Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet pranë
Sekretarisë së Shtetit. Më 8 nëntor 2014 u emërua nga Papa Françesku Prefekt i
Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike Të dielën e kaluar, kardinal. Kur
e mori lajmin e emërimit, tha: “Zemra ime është plot me mirënjohje ndaj Atit
të Shenjtë për besimin që tregoi ndaj meje, duke më emëruar ndërmjet kardinajve,
që më pas, janë këshilltarë të tij”.