2015-01-07 14:31:54

Françesku: bota ka nevojë për bukuri


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, artistët e cirkut Golden të Liana Orfei, dhanë një shfaqje të vogël para Papës, që u dëfrye shumë. I duatrokiti, prandaj, artistët, dhe i inkurajoi. Uroi të mos u shuhet kurrë gazi në buzë, të jenë kasnecë të solidaritetit ndërmjet popujve e kombeve, e, sidomos, krijues të bukurisë.RealAudioMP3

Duhet të ishte një përshëndetje e shkurtër, ndërsa u bë shfaqje, gjatë së cilës Papa admiroi lojën e artistëve të cirkut, ndëmjet të cilëve, disa fëmijë. Mbajti edhe një katekizëm të shkurtër, kushtuar bukurisë:
“Njerëzit, që japin shfaqje në cirk, krijojnë bukuri, janë krijues të bukurisë. E kjo i bën mirë shpirtit. Sa nevojë kemi për bukuri!”.
Jeta jonë, vërejti, është shumë praktike: duhen bërë gjërat, duhen çuar përpara punët, duhet të flasim me gjuhën e duarve, që nuk pushojnë kurrë. Vjen, pastaj, mendimi, arsyeja, gjuha e mendjes. E jemi edhe njerëz që duan. Që kanë aftësi të duan, e kjo është gjuha e zemrës. E këto tri gjuhë: e punës, e mendjes dhe e zemrës shkrihen në një, për të krijuar harmoninë e njeriut. Kjo është bukuria, e artistët na mësojnë udhën më të lartë të bukurisë.
“Hyji natyrisht është i vërtetë. Hyji natyrisht është i mirë. Hyji natyrisht di t’i bëjë sendet, Hyji krijoi botën; por, mbi të gjitha, Hyji është i bukur! Bukuria e Hyjit! E shpesh ne e harrojmë fare bukurinë. Njerëzimi mendon, dëgjon, bën, por sot ka shumë nevojë për bukuri. Të mos e harrojmë këtë!”.









All the contents on this site are copyrighted ©.