2015-01-04 13:04:25

Papa Françesku shpall emrat e kardinajve të rinj prej 14 Vendeve, një nga Kuria e shumë barinj nga periferitë e botës


Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku shpalli emrat e kardinajve të rinj, që do t’i emërojë në Koncistorin e 14 shkurtit të ardhshëm.
Siç është njoftuar tashmë, më 14 shkurt, tha Papa, do të kem gëzimin të mbaj një Koncistor, gjatë të cilit do të emëroj 15 kardinaj të rinj që, të ardhur nga 14 Kombe të çdo Kontinenti, shprehin lidhjen e pandarshme ndërmjet Kishës së Romës dhe Kishave të veçanta. Të diel, më 15 shkurt, do të kryesoj një bashkëkremtim solemn me Kardinajtë e rinj, për të reflektuar lidhur me orientimet dhe propozimet për reformën e Kuries Romake.
Kardinajtë e rinj janë:
1 – Imzot Dominique Mamberti, Kryeipeshkëv titullar i Sagonës, Prefekt i Gjykatës së Lartë të Senjaturës Apostolike.
2 – Imzot Manuel José Macário do Nascimento Clemente, Patriark i Lisboa (Portugali).
3 – Imzot Berhaneyesus Demerew Souraphiel, C.M., Kryeipeshkëv i Addis Abeb-ës (Etiopi).
4 – Imzot John Atcherley Dew, Kryeipeshkëv i Wellington (Zelanda e Re).
5 – Imzot Edoardo Menichelli, Kryeipeshkëv i Ancona-Osimo (Itali).
6 – Imzot Pierre Nguyên V’n Nhon, Kryeipeshkëv i Hà Nôi (Viêt Nam).
7 – Imzot Alberto Suárez Inda, Kryeipeshkëv i Morelia (Meksikë).
8 – Imzot Charles Maung Bo, S.D.B., Kryeipeshkëv i Yangon (Myanmar).
9 – Imzot Francis Xavier Kriengsak Kovithavanij, Kryeipeshkëv i Bangkokut (Tailandë).
10 – Imzot Francesco Montenegro, Kryeipeshkëv i Agrigento (Itali).
11 – Imzot Daniel Fernando Sturla Berhouet, S.D.B., Kryeipeshkëv i Montevideo (Uruguaj).
12 – Imzot Ricardo Blázquez Pérez, Kryeipeshkëv i Valladolid (Spanjë).
13 – Imzot José Luis Lacunza Maestrojuán, O.A.R., Ipeshkëv i David (Panamá).
14 – Imzot Arlindo Gomes Furtado, Ipeshkëv i Santiago de Cabo Verde (Arkipelagu i Kepit të Gjelbër).
15 – Imzot Soane Patita Paini Mafi, Ipeshkëv i Tonga (Ishujt e Tongës).
Do t’i shtoj, vijoi Papa, Anëtarëve të Kolegjit Kardinalor 5 Kryeipeshkvij e Ipeshkvij Nderi, të dalluar për zellin e tyre baritor në shërbim të Selisë së Shenjtë e të Kishës. Përfaqësojnë shumë e shumë ipeshkvij që, me të njëjtin zell baritor, dhanë dëshmi dashurie për Krishtin e Popullin e Hyjit, si në Kishat e veçanta e në Kurien Romake, ashtu edhe në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë.
Ata janë:
1 – Imzot José de Jesús Pimiento Rodríguez, Kryeipeshkëv Nderi i Manizales.
2 – Imzot Luigi De Magistris, Kryeipeshkëv titullar i Nova, Kryependestar Nderi.
3 – Imzot Karl-Joseph Rauber, Kryeipeshkëv titullar i Giubalziana, Nunc Apostolik.
4 – Imzot Luis Héctor Villalba, Kryeipeshkëv Nderi i Tucumán.
5 – Imzot Júlio Duarte Langa, Ipeshkëv Nderi i Xai-Xai.
Të lutemi për Kardinajtë e rinj që, duke e përtërirë dashurinë e tyre për Krishtin, të jenë dëshmitarë të Ungjillit të Tij në Qytetin e Romës e në botë e, me përvojën e tyre baritore, të më mbështesin më fort në shërbimin tim apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.