Titullohet “E Lumja Nënë Terezë” vëllimi i ri, që i kushtohet Gangje Bojaxhisë Ndonëse
u shpall e Lume nga Gjon Pali II në vitin 2003 e Nobel për Paqen, më 1979, ajo mbeti
për të gjithë Nënë Tereza. Mbeti Motra e vogël imcake shqiptare, që ia kushtoi gjithë
jetën shërbimit të të varfërve, të cilët bota nuk i do e nuk i kujdes. Ndau gjithçka,
edhe natën e errët të shpirtit, me të paplangët e botës, përmes forcës së një thirrjeje
të thellë e aspak të lehtë. Bashkë me misionarët e saj të bamirësisë, pa fytyrën e
Krishtit në çdo njeri e ua hapi dyert e shtëpive të kongregatës, themeluar prej saj,
mbarë nevojtarëve, që patën fatin të trokasin në to. Priti e përcolli hinduistë, myslimanë
e të krishterë, në emër të një Zoti të vetëm, që është Hyj i të gjithë njerëzve. Ajo
tani është kthyer në shtëpinë e Atit, por na ka lënë trashëgim fjalën e saj, lutjet
e saj. E pikërisht këto fjalë e lutje u përmblodhën këto ditë në një vëllim të ri.
Titullohet “E Lumja Terezë”.