“Te Deum”, himn i krishterë, i shkruar në prozë, ndoshta nga Shën Niketa, ilir, është
kënga e ditës së fundit të vitit. Në Kishën katolike ‘Te Deum’ lidhet me kremtimet
e falënderimit. Sipas traditës, këndohet mbrëmjen e 31 dhjetorit, si falënderim lartuar
Zotit për vitin, që numëron orët e fundit. Këndohet edhe në Kapelën Sikstine, kur
zgjidhet papa, në përfundim të ndonjë Koncili e në raste të tjera të kësaj natyre.
E sonte lutja Te Deum lartohet nga elterët e të gjitha Kishave katolike
të botës, duke nisur nga Bazilika e Shën Pjetrit, ku Papa Françesku, duke nisur nga
ora 17.00, kremtoi Mbrëmësoret e Natës kur ndërrohen vitet, për të vizituar, më pas
Shpellën e Betlehemit, me Bredhin madhështor vezullues pranë, në mes të Sheshit të
Shën Pjetrit. Nesër, 1 janar, do të takohemi përsëri me Papën, që do të kremtojë
Meshën në Solemnitetin e së Shenjtnueshmes, Nënës së Zotit, në Bazilikën e Shën Pjetrit,
në Vatikan, duke nisur nga ora 10.00, në përkim edhe me Ditën XLVIII Botërore të Paqes
me temë: “Kurrë më skllevër, por vëllezër”. E në mesditë, takimi tradicional i lutjes
së Engjëllit të Tënzot. Por të kthehemi përsëri tek Himni i falënderimit, që lartohet
sonte drejt qiellit, për t’i shprehur Zotit mirënjohjen për një Vit, të kaluar në
praninë e Tij të përhershme, në të mira e të vështira. Të shumtë, autorët, të cilët
kujtohen, kur bëhet fjalë për atësinë e këtij Himni. Në fillim mendohej të ishte krijuar
nga Shën Çipriani i Kartagjenës; më pas, nga Shën Ambrozi, në vitin 386, në ditën
kur u pagëzua. Por sot pothuajse të gjithë studiuesit janë të një mendjeje se autori
i tekstit dhe i muzikës së këtij himni të famshëm, që u bëri ballë shekujve, është
Shenjti ilir, Niketa. Shën Niketa, lindur rreth vitit 335, vdekur pas vitit 414,
ipeshkëv i Remesianës (sot Bela Palanka, pranë Nishit) nga viti 366, jetoi në shekullin
IV, pak a shumë në të njëjtën kohë me Shën Jeronimin. I njohur edhe me emrin "shën
Niketa i Dardanisë", qe teolog, autor homelish, shkrimesh katekistike (me rëndësi,
vepra De explanatione symboli), traktatesh e, ka shumë mundësi, edhe i himnores së
mirënjohur "Te Deum, laudeamus" - "Ty, o Zot, të lavdërojmë". Të paktën që nga fillimi
i shekullit të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë
"Niceta of Remessiana", dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare.
Vetë Shën Niketa shkruan me dorën e tij: "Dardanus sum" - jam Dardan. Himni
ka tri pjesë: e para, deri tek Paraclitum Spiritum, është lavd trinitar
drejtuar Atit; pjesa e dytë, nga Tu rex Gloriae, lavd për Krishtin Shëlbues;
e treta, nga Salvum fax, vijim lutjesh e versetesh, shkëputur nga libri
i Psalmeve. Himni u muzikua disa herë, nga autorë të ndryshëm, si Palestrina,
de Viktoria, Händel, Bruckner, Berlioz, Mendelssohn, Mozart, Haydn, Verdi, Puccini
e të tjerë, më pak të njohur. Preludi i Te Deum H. 146 i Charpentier, u përdor
si sigël për fillimin dhe përfundimin e transmetimeve në Eurovizion.
Ja edhe
Himni, që këndohet sonte në të gjitha Kishat katolike të botës, me tekst në gjuhën
shqipe: Ne të lavdërojmë, o Hy, Të shpallim Zot. O Atë i amshuar, toka mbarë
të adhuron. Ty të këndojnë Engjëjt, E mbarë Pushtetet qiellore:
Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Hyji i gjithësisë. Qielli e toka janë plot me lumni
tënde. Të brohoret kori i Apostujve, Radha e ndritshme e martirëve, Profetët
njëzëri të lavdërojnë, E Kisha Shenjte shpall lumninë tënde, Birin tënd të vetëm
adhuron E Shpirtin Shenjt ngushëllues. O Krisht, mbret i lumturisë, Bir
i amshuar i Atit, Ti linde nga Virgjëra Nënë për shëlbim të njeriut. Ngadhënjyes
mbi vdekjen, Ia hape portat e qiellit besimtarëve. Ti rri në të djathën e Atit, Do
të vish të gjykosh botën në fundin e kohëve. Ndihmoi bijtë e tu, o Zot, Që i
shpërbleve me gjakun tënd të çmuar. Pranoi në lumninë tënde, Në tubimin e shenjtorëve. Shpëtoje
popullin tënd, o Zot, Priji e mbroji bijtë tu. Çdo ditë të bekojmë, Lavdërojmë
përgjithmonë emrin tënd. Denjohu, o Zot, Të na ruash pa mëkat. Me ne qoftë
gjithmonë mëshira jote: Në ty shpresuam. Mëshirë, o Zot, mëshirë për ne. Ti
je shpresa jonë S’ do të jemi të pështjelluar në amshim!Latinisht Te
Deum laudámus: te Dóminum confitémur. Te ætérnum Patrem, omnis terra venerátur.
Tibi omnes ángeli, tibi cæli et univérsæ potestátes: tibi chérubim
et séraphim incessábili voce proclámant: Sanctus, Sanctus, Sanctus, Dóminus
Deus Sábaoth. Pleni sunt cæli et terra maiestátis glóriæ tuæ. Te gloriósus
apostolòrum chorus, te prophetárum laudábilis númerus, te mártyrum
candidátus laudat exércitus. Te per orbem terrárum sancta confitétur Ecclésia,
Patrem imménsæ maiestátis; venerándum tuum verum et únicum Fílium; Sanctum
quoque Paráclitum Spíritum.
Tu rex glóriæ, Christe. Tu Patris
sempitérnus es Filius. Tu, ad liberándum susceptúrus hóminem, non horrúisti
Virginis úterum. Tu, devícto mortis acúleo, aperuísti credéntibus regna cælórum.
Tu ad déxteram Dei sedes, in glória Patris. Iudex créderis esse ventúrus.
Te ergo quǽsumus, tuis fámulis súbveni, quos pretióso sánguine redemísti.
Ætérna fac cum sanctis tuis in glória numerári.
Salvum fac
pópulum tuum, Dómine, et bénedic hereditáti tuæ. Et rege eos, et extólle illos
usque in ætérnum. Per síngulos dies benedícimus te; et laudámus nomen
tuum in sǽculum, et in sǽculum sǽculi. Dignáre, Dómine, die isto sine
peccáto nos custodíre. Miserére nostri, Dómine, miserére nostri. Fiat misericórdia
tua, Dómine, super nos, quemádmodum sperávimus in te. In te, Dómine, sperávi:
non confúndar in ætérnum.