2014-12-31 15:56:19

Maria e paqja në kremtimet e Papës Françesku për vitin e ri.


Sot pasdite, në orën 17.00, Papa Françesku do të kremtojë, në Shën Pjetër, Mbrëmësoret e Solemnitetit të Nënës së Shenjtnueshme të Zotit e më pas, himnin Te Deum, në shenjë falënderimi drejtuar Hyjit për vitin 2014. Në përfundim do të shkojë në Sheshin e Shën Pjetrit për të vizituar Shpellën e Betlehemit.
Nesër, 1 janar, në orën 10.00 do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit, në Ditën e 48-të Botërore të Paqes. Në orën 12.00, pastaj, nga Pallati Apostolik, lutja e parë e Engjëllit të Tënzot e vitit 2015.
Maria e Paqja janë në qendër të kremtimeve të Papës për vitin e ri 2015, dita e parë e të cilit është Dita e 48 të Paqes, me moton: Kurrë më skllevër, por vëllezër”.







All the contents on this site are copyrighted ©.