2014-12-28 10:04:28

Shenjtorët e javës 29 dhjetor 2014 – 4 janar 2015


Në këtë të dielë të parë pas Krishtlindjes, Kisha na fton të kremtojmë festën e Familjes Shenjte të Nazaretit. Zoti deshi të lindë në një familje njerëzore, deshi të kishte një nënë e një babë, ashtu si ne.
Nesër, 29 dhjetor, Kisha Katolike kremton festën liturgjike të shën Davidit e të shën Tomas Beketit.
Të martën, 30 dhjetor, përkujtojmë shën Feliçin I, papë e shën Xhokondon.
Më 31 dhjetor, nata e Vitit të Ri, i këndojmë lavdi Zotit në qiell e galdojmë në tokë, duke e falenderuar Hyjin e Gjithpushtetshëm me anë të “Te Deum”-it. Është festa liturgjike e shën Silvestrit I, papë.
Më 1 janar, Solemniteti i Nënës së Zotit, është edhe Dita Botërore kushtuar Paqes. Papa Françesku e ka bërë tashmë të ditur mesazhin e tij, ku tregon udhën e vëllazërimit si themel e bazë për paqen.
Të premten, më 2 janar, Kisha kremton festën liturgjike të shën Bazilit të Madh e të shën Gregor Nazianxenit, ipeshkvij e dijetarë, që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e krishterimit.
Të shtunën, 3 janar, kremtojmë Emrin e Shenjtë të Jezusit.
Të dielën, 4 janar, e dyta diele pas Krishtlindjes, të krishterët kujtojnë edhe shën Anxhelën nga Folinjo.








All the contents on this site are copyrighted ©.