2014-12-25 14:13:16

Koha e Ardhjes, kohë e pritjes, e përtëritjes. Meditime për çdo ditë: 25 dhjetor


Lindja e Zotit
Arrij në Betlehem. Përballë Foshnjës, Birit, që vjen për mua, që i dhurohet njeriut, Kishës e botës mbarë. E shikoj në prehër të Marisë… e çdo fjalë më duket e tepërt.
Hesht, që të jehojë kënga e lavdërimit e ta mbushë botën me ngazëllim. Hesht, për t’i lënë vendin himnit të falënderimit, që e këndon sonte mbarë krijesa.
Të largët e të afërt, shtegtarë e endacakë, besimtarë e të pabesë, të devoçëm e të felëshuar, të zellshëm e indiferentë, të përvuajtur e krenarë, të pakënaqur e të kënaqur nga vetvetja, të zbrazur e të mbushur përplot….
…të gjithë ta lavdërojnë Emrin e Jezusit. Hyji u bë gjithçka në të gjithë, që të jetë i vetmi Zot në shpirtin tonë.

Të rendim në Betlehem

Të rendim drejt Betelehemit
si rendën barinjtë…
Rëndësi ka të vihesh për udhë.
Nëse Hyjin e lavdishëm
e gjejmë në brishtësinë e një fëmije,
mos të dyshojmë aspak
se dredhuam rrugë.
Fytyra e trembur e të shtypurve
vetmia e të palumturve,
hidhërimi i njerëzve të Tokës
janë vendi ku Ai vijon
të jetojë në fshehtësi.
Ne na takon detyra ta kërkojmë.
Ta nisim udhën, pra,
e do ta gjejmë,
në zemrën e gjerë të shekujve
me feksje drite.(Tonino Bello)
Natale oltre il futuro, La Meridiana, Molfetta(BA), 1994







All the contents on this site are copyrighted ©.