2014-12-24 17:02:50

Për shumë mot Krishtlindjen!


Për shumë Mot Lindjen e Krishtit besimtarë e dëgjues të Radio Vatikanit e shqiptarë të dashur, kudo që jeni. Bekimi, drita, dashuria e paqja e Foshnjës Hyjnore, që Lind në grazhdin e Betlehemit, që Mishërohet përjetësisht me ne njerëzit, qofshin përherë në zemrat e në jetën tuaj.
Në këtë të Kremte të Shenjtë të Lindjes së Zotit tonë Jezu Krisht, le të galdojmë dhe të gëzohemi të gjithë, pa dallim, sepse ka ardhur ndër ne Shpëtimtari Hyjnor, sepse Zoti ka vendosur banesën e vet Hyjnore në historinë tonë njerëzore.
Nuk ka vend për trishtim në festën e Krishtlindjes, që ka lindur Jeta, Jeta që e mposht frikën e vdekjes e dhuron gëzimin e premtimeve të Amshuara. Askush nuk përjashtohet nga ky gëzim, nga ky galdim: shkaku i gëzimit na bashkon të gjithëve, pse Zoti ynë, që ka e mundur mëkatin e vdekjen, duke mos gjetur asnjë njeri pa faj e pa mëkat, ka ardhur për lirimin e të gjithëve.

Prandaj: Le të gajdojë shenjti, pse ju afrua shpërblimi;
Le të gëzojë mëkatari, pse ju afrua falja e pajtimi;
Le të marrë guxim pagani, pse është thirrur të marri pjesë në

Jetë.
Krishtlindja do të thotë se Zoti është përherë me ne dhe ndër ne;
Edhe ps enë botë ende shumë njerëz nuk e njohin, Zotit është!
Edhe pse shumë njerëz ende nuk e pranojnë në zemra të tyre, Zoti vjen!
Edhe pse shumë zemra njerëzish e vise të botës, vend për Të nuk ka nga egoizmi e urrejtja, Zoti lind.
Po, Zoti lind për të na shpëtuar nga e keqja, nga urrejtja, nga errësira e vdekja. Për shumë Mot Krishtlindja!







All the contents on this site are copyrighted ©.