2014-12-23 16:28:42

Përgatitja për Krishtlindje në Kosovë


Mesha e së dielës IV të Kohës së Ardhjes qe veçanërisht e ndjerë në Kosovë, ku besimtarët katolikë përgatiten për Krishtlindjen. Nesër, në selinë e ipeshkvisë, pranë katedrales Nënë Tereza, do të jepet pritja solemne me rastin e festës. Po në katedrale, në orën 23.30, do të ketë një koncert, i cili do t’i paraprijë meshës së mesnatës, siç na njofton vetë ipeshkvia e Kosovës. Më 25 dhjetor, në orën 11.00, do të kremtohet mesha e Ditës së Krishtlindjes në kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë, e cila do të ndiqet nga ajo e orës 18.00. Por më hollësisht për të dielën e sapokaluar dhe për përgatitjet, të ndjekim informacionin e Mrikë Ibrajt nga Prishtina…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.