Papa uron Krishtlindjen Kuries romake, pastaj takon punonjësit
Papa Françesku u takua sot paradite në sallën Klementina, në ora 10,30 në Vatikan,
me eprorët e Kuries Romake për urimet tradicionale të Krishtlindjes. Më pas, në
mesditë, Papa Bergoglio takohet në sallën e Palit VI me punonjësit e Selisë së Shenjtë
e Shtet Qytetit të Vatikanit, shoqëruar nga familjarët. Ky takim i dytë është një
risi që ka dashur Papa Jorger Mario Bergoglio. Pra, sot paradite në Vatikan, Papa
Françesku takoi Kurien Romake për urimet e Krishtlindjes. “Në mbarim të kohës së Ardhjes
– tha Papa – takohemi për përshëndetjet tradicionale. Brenda disa ditës do të kemi
gëzimin të kremtojmë Lindjen e Zotit; ngjarja e Hyjit të që bëhet njeri për të shpëtuar
njerëzit; manifestimi i dashurisë së Zotit që nuk kufizohet për të na dhënë diçka
apo për të na dërguar ndonjë mesazh ose ndonjë lajmëtarë, por na dhuron vetveten;
misteri i Zotit që merr mbi vete gjendjen e kushteve tona njerëzore e mëkatet tona,
për të zbuluar Jetën e Tij hyjnore, hirin e Tij të pamatun e pajtimin e Tij falas.
Është takimi me Zotin që lind në varfërinë e shpellës së Betlehemit për të na mësuar
fuqinë e përvujtërisë. E vërtetë, Krishtlindja është edhe festë e dritës që nuk pranohet
nga “njerëzit e zgjedhur” por nga “njerëzit e varfër e të thjeshtë” që pritnin shëlbimin
e Zotit”. “Para se gjithash – vijoi Papa – dua të ju urua të gjithëve ju – bashkëpunëtorë,
vëllezër e motra, Përfaqësues papnor të shpërndarë nëpër botë – e të gjithë të dashurve
tuaj një Krishtlindje të Shenjtë e një Vit të Ri të lumtur”.