Papa: Shpella e Betlehemit dhe Bredhi janë lajmëtarë drite, shprese, dashurie
Në ditën kur në Sheshin e Shën Pjetrit përurohen Shpella e Betlehemit dhe Bredhi,
Françesku priti në audiencë institucionet, që sollën këtë dhuratë kaq të bukur Krishtlindjeje,
siç e quajti Papa, të cilën do ta admirojnë mijëra shtegtarë, nga të katër anët e
botës. Është fjala për Fondacionin Arena di Verona dhe Administratën Provinciale
të Katanxaros. Duke i falënderuar për dhuratën, Françesku pohoi se Shpella e Betlehemit
dhe Bredhi i Krishtlindjes janë simbole të krishtera, që të kujtojnë misterin e mishërimit,
e, njëkohësisht, prekin zemrat e të gjithëve, sepse lajmëtarë të ftesës për unitet,
harmoni e paqe. Foli, më pas, për vlerën simbolike të Shpellës e të Bredhit.