2014-12-19 15:36:34

Papa për CONI-n: sporti hap udhë paqeje, i shtëpisë në Kishë


Papa Françesku priti sot në Vatikan drejtuesit dhe atletët e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), i cili këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit.RealAudioMP3 “Gjithmonë, sporti ka favorizuar universalizmin e karakterizuar nga vëllazërimi dhe miqësia ndërmjet popujve, nga pajtimi e paqja ndërmjet kombeve, nga respekti, toleranca, harmonia dhe larmia”, u tha sportistëve Ati i Shenjtë. “Çdo ngjarje sportive, sidomos olimpike, ku vendosen ballë për ballë përfaqësues të kombeve me histori, kulturë, tradita, fe e vlera të ndryshme, mund të bëhet ndërmjetëse e një force ideale, të aftë të hapë rrugë të reja, shpesh të pamenduara, në kapërcimin e konflikteve të shkaktuara nga dhunimi i të drejtave të njeriut”.
Në fund, duke i uruar Komitetit që Roma të zgjidhet si vend për Olimpiadën e vitit 2024, u tha të gjithëve, me të qeshur: “Unë nuk do të jem, eh! Zoti ju bekoftë ju e familjet tuaja. Mos harroni të luteni për mua. Gëzuar Krishtlindjen!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.