2014-12-17 15:31:24

Jemen: sulm kundër shkollabusit, 25 të vdekur, shumica fëmijë


“Al Kaeda la gjurmën e vet të përgjakshme”. Nuk kanë asnjë dyshim shërbimet e sigurimit të Jemenit, që kërkojnë burimin e atentatit të ri të dyfishtë kundër shiitëve, në provincën qendrore të Al Bayda-s, kujtuar edhe nga Papa Françesku në lutjet e audiencës së sotme të përgjithshme. Dy kamikaze, në dy makina, u hodhën së pari mbi një autobus shkollor, ndaluar pranë një postblloku, duke vrarë së paku 15 fëmijë të shkollës fillore, e më pas, pranë banesës së një lideri vendas, me një bilanc prej 10 viktimash të tjera. Në Jemen prej kohe vërehet një ndeshje e përgjakshme ndërmjet al Kaedës, organizatë terroriste me shumicë sunnite dhe milicëve shiitë Houthi, që muajt e fundit kanë shtënë në dorë qytetin Rada, pas një sulmi të fuqishëm, nisur nga fortesa e tyre në veri, e pikërisht në Sada. Shtatorin e kaluar milicët morën nën kontroll kryeqytetin Sanaa e, që aty, vijojnë të përparojnë drejt qendrës dhe perëndimit të vendit. Edhe një herë viktimat janë të pafajshme: në këtë rast, fëmijë. Vihet përsëri në shënjestër, çka shkakton më shumë tronditje e emocion në mbarë opininin publik. Deri Papa e kujtoi sot, i tronditur thellë, këtë masakër mbi fëmijët e mitur, në një vend ku ndeshen myslimanë me myslimanë: shiitë me sunnitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.