2014-12-16 14:49:38

Të premten ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes e ndriçimi ri i kupolës së Bazilikës së Vatikanit


Të premten e ardhshme pasdite do të ndizen dritat e reja të kupolës e fasadës së bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, menjëherë pas përurimit të Shpellës së Betlehemit të Krishtlindjes – dhuruar Papa Françeskut – nga Arena e Veronës e Rajoni i Kalabrisë – në program në ora 16.30 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në rreth obeliskut. Ndriçimi ri me 315 drita led do të nxjerrë më mirë në pah strukturën arkitektonike dhe ngjyrat e bazilikës papnore e të kupolës mikelanxholeske.
Teknika e re e sistemit të ndriçimit, përveç që do të ofrojë shkëlqimin e monumentit në një dritë të re, do të mundësojë edhe uljen e konsumit të energjisë elektrike deri në 70%, e tërheq vëmendjen te rëndësia e kursimit energjetik që respekton mjedisin.







All the contents on this site are copyrighted ©.