2014-12-14 11:41:19

Koha e Ardhjes, kohë e pritjes, e përtëritjes. Meditime për çdo ditë: 14 dhjetor


Të vihemi në kërkim
Më ka joshur gjithnjë figura e kërkuesit të arit. Durimi i tij për të shoshitur ditë për ditë gurë e baltë, në kërkim të iskrës vezulluese të arit, është simbolik.
Dua ta shikoj çdo njeri, që takoj, me syrin e këkuesit të arit. Me sy, që kanë bebe ari në mes.
Dua ta shoshis njeriun, që takoj, duke mbledhur gjithçka të mirë ka në mendje e në zemër e duke u përpjekur të mos rri e t’ia ngul sytë vetëm baltës e guralecave. Dua t’i flak tutje fundërrinat, që nuk shkëlqejnë, t’i flak vragat e të metat e tjetrit, që s’janë ar.
Pa harruar se edhe gjërat, që duken si të çoroditura, të shtrembëra ose të mbrapshta, fshehin diçka hyjnore.
Ju siguroj se do t’i rrëmoj të tjerët, derisa të gjej iskrat e ndritshme. E do t’u flas me gojë ari. Duke kërkuar mineralin vezullues, që fshihet në shpirtin e tyre e ruhet për ditë të mëdha.

“Jeta jonë është si ajo e pemëve, farë, që mungullon e kërkon dritë. Vijon ta kërkojë rrezen e të ushqehet prej saj ditë për ditë. Prej këndej po ju them: kujtohuni për dritën e për farën. Fara e dashurisë fshihet në zemrën e çdo njeriu. Mund të flejë për ditë të tëra, për muaj, për vite, por nuk vdes kurrë. Kjo farë është vula e Atit. Kjo farë na bën të gjithë vëllezër, të gjithë njëlloj të aftë e nevojtarë njëherësh, për dashuri”.
Susana Tamarro.










All the contents on this site are copyrighted ©.