2014-12-11 15:08:52

Papa të rinjve: Evropa e sotme ka nevojë për Ungjillin


Të rinjtë janë protagonistë gazmorë të ungjillëzimit për bashkëmoshatarët. Kështu shkruan Papa sot në një mesazh, drejtuar Kuvëndimit IV evropian të baritorisë rinore, me temë: “Një Kishë e re, dëshmitare e gëzimit të Ungjillit. Së bashku nëpër rrugët e Evropës”.Takimi, organizuar nga dikasteri papnor për laikët dhe nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (Ccee) u hap sot, në Romë, për t’u mbyllur të shtunën e ardhshme. Në mesazhin e tij, drejtuar kardinalit Stanislao Rilko, kryetar i Këshillit Papnor për Laikët, Papa pohon me forcë se Evropa e sotme ka nevojë për Ungjillin!







All the contents on this site are copyrighted ©.