Liturgjia e Fjalës së Zotit e së Dielës së 3-të të Ardhjes
Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të
dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të
dielës së III-të të kohës së Ardhjes, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik të
kishës. Kjo e diele e tretë e Ardhjes quhet e diela e gëzimit, sepse jemi afër
Lindjes së Jezu Krishtit Zot. Këndej tema qendrore e leximeve biblike të kësaj së
diele është gëzimi e galdimi, që për ne burim i gëzimit është pikërisht Jezusi sepse
Ai vjen për të na vizituar e për të na dhënë dashurinë e tij. Ungjilli i kësaj së
diele marr nga Shën Gjoni, na paraqet figurën e Gjon Pagëzuesit si shembull e mësues
që na udhëheq në zbulimin dhe pranimin e Dritës së Zotit që po vjen në errësirën tonë
e përditshme, për të ndriçuar udhën tonë drejt shpëtimit. Më tepër mbi liturgjinë
e Fjalës e Zotit mund të dëgjoni këtu...........