2014-12-03 12:40:00

Papa liderëve të krishterë e myslimanë: dialogu është udha e paqes


Pak para se të niste audiencën e përgjithshme, Papa Françesku ishte në Sallën Palit VI. Aty shkëmbeu një përshëndetje të shkurtër me tridhjetë pjesëmarrësit në takimin e rangut të lartë të Liderëve të krishterë e myslimanë. Ja edhe fjalët e Papës:RealAudioMP3
“Ju uroj mirëseardhjen e ju falënderoj që erdhët për këtë vizitë: më pëlqen shumë. Kjo ndihmon për ta bërë më të fortë vëllazërimin tonë. Ju falënderoj edhe për punën tuaj, për përpjekjet që të mirëkuptohemi sa më shumë e, posaçërisht, për paqen. Kjo është udha e paqes: dialogu! Shumë faleminderit! Ju falënderoj shumë!”.
Edhe gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, Papa i foli turmës për këtë takim të shkurtër me krerët myslimanë, duke shtuar:“Edhe ata e shprehën këtë dëshirë: të vijojmë ecjen përpara në rrugën e dialogut vëllazëror ndërmjet katolikëve, kristianëve e islamikëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.