2014-12-01 14:35:18

Ditë e ngarkuar me audienca për Papa Françeskun, menjëherë pas udhëtimit në Turqi


Papa, që u kthye dje në mbrëmje nga udhëtimi në Turqi, sot pati një ditë të dendur me audienca. E Papa priti në audiencë Nuncin Apostolik në Republikën Domenikane imzot Jude Thaddeus Okole, Nuncin në Ganë, imzot Jaen Marie Speich; Ambasadorin e Kosta-Rikës Marco Vinicio Vargas Pereira, për paraqitjen e Letrave Kredenciale; kardinalin Tarçizio Bertone, që nesër mbush 80 vjet; kryeipeshkvin e Freiburgut, imzot Stephan Burger.
Gjithnjë sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë në Vatikan ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Zvicrës, me rastin e vizitës së tyre “ad limina apostolorum” në Vatikan, të cilëve u dorëzoi fjalimin zyrtar në gjuhën gjermane e franceze. Ipeshkvijtë zviceranë që u takuan sot me Papën Bergoglio janë imzot Felix Gmur, ipeshkëv i dioqezës së Bazelit me ipeshkvijtë ndihmës imzot Martin Gachter dhe imzot Denis Theurillat; imzot Vitus Hounder, ipeshkëv i dioqezës së Kurit me ipeshkvin ndihmës imzot Marian Eleganti; imzot Charles Morerod, ipeshkvi i dioqezës së Lozanës, Gjenevës e Friburgut, me ipeshkvin ndihmës imzot Pierre Farine; imzot Markus Buchel, ipeshkëv i dioqezës së Sankt Galen; imzot Jaen-Marie Lovey, ipeshkëv i Sionit, atë Urban Federer, Abat i Shën Marisë Einsiedeln; atë Joseph Roduit, Abat i Shën Mauricius.







All the contents on this site are copyrighted ©.