2014-11-29 14:44:33

Xhamia Blu


Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur edhe si “Xhamia e Blu” ndodhet në afërsi të Aja Sofisë, përballë hipodromit të lashtë dhe pallatit mbretëror bizantin. Është ndërtuar në periudhën Osmane, me kupola karakteristike e me gjashtë minare. Radhitet ndërmjet objekteve fetare me mahnitëse në gjithë botën. Në arkitekturën e saj mbizotëron elementi klasik osman i përzier edhe me pak elemente bizantine.
Brendia e xhamisë, e cila i mrekullon të gjithë, është veshur me 21 mijë e 43 pllaka qeramike. Dekorohet edhe me syre kuranore, vepër e Sejjid Kasim Gubarit, kaligraf i njohur i asaj kohe.
Emri Xhamia Blu i mbeti për shkak se shtyllat e harqet janë të mbuluara me pllaka qeramike ngjyrë blu. Është e pashoqe edhe për shkak të gjashtë minareve, sepse xhamitë e ndërtuara në atë kohë nuk kishin më shumë se katër minare.
Në të njëjtën kohë xhamia u bë burim grindjesh, për shkak të gjashtë minareve, sepse vetëm Mesxhidul Harami në Mekë, në atë kohë, kishte aq minare. Sulltan Ahmeti i I e zgjidhi edhe këtë problem duke dërguar para për ndërtimin e minares së shtatë në xhaminë e madhe rreth Qabesë.Ndërtimi i faltores nisi në vitin 1609, kur sulltani osman, Ahmeti I, vendosi të ndërtojë një xhami të tillë, që t’ia kalonte edhe Aja Sofia-s. Natyrisht, nuk ia kaloi!







All the contents on this site are copyrighted ©.