2014-11-29 15:03:27

Stamboll: adhurimi i heshtur i Françeskut, në Xhaminë Blu


Pas ditës së djeshme, kaluar në Ankara, Françesku jetoi sot, në Stamboll, një paradite pa fjalime publike, por me gjeste shprehëse simbolike. Papa vizitoi Xhaminë e Sulltan Ahmetit, që njihet edhe si Xhamia Blu. Këtu, nënvizon atë Federiko Lombardi, u ndalua një çast në adhurim të heshtur. Çast i bukur dialogu ndërfetar, shton drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit. Na kujton gjestin e Benediktit XVI në Xhaminë e Stambollit, tetë vjet më parë.
Gjithnjë atë Lombardi njofton se në librin e mysafirëve të Shën Sofisë, Françesku shkroi dy mendime, një në gjuhën greke e një, në atë latine. Mendimi i parë: “Dija e Shenjtë e Hyjit”; i dyti, shkëputur nga Psalmi 83: “Sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i rruzullimit!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.