2014-11-28 17:51:00

Turqia


Republika Turke është shpallur nga Mustafa Kemal Ataturk në vitin 29 tetor 1923. Ushtarakët kanë pasur gjithnjë një rol të rëndësishëm në jetën publike e jan ëkonsideruar si rojtarët e laicitetit të shtetit. Në vitin 1960, ushtria u dha fund 10 vjetëve të qeverive demokratike. Në vitin 1980, në një situatë gati lufte civile, forcat e armatosura shpërndanë Dhomat e Parlamentit, shfuqizuan Kushtetutën dhe pastaj, formuan një qeveri të drejtuar nga ushtarakët. Kushtetuta e re, miratuar në vitin 1982 rivendosi regjimin parlamentar, por vazhdoi tutela e forcave të armatosura, të cilat në vitin 1998 ndërhynë për të bllokuar ngjithjen në pushtet të partisë islamike. Në Turqi jeton një pakicë e rëndësishme kurde. Në vitin 2003 u lejua përdorimi i gjuhës kurde në publik dhe në mass media, ndërsa më parë ishte e ndaluar. Sipas Kushtetutës, qeveria është përgjegjëse para Asamblesë kombëtare (550 deputetë, të zgjedhur për 5 vjet), e cila emëron presidentin e Republikës për një mandat 7-vjeçar.
Turqia është anëtare e: Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Organizatës së Konferencës Islamike, Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë, Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, NATO-s, Organizatës Botërore të Tregtisë, OKB-së.
Kufijtë: Turqia kufizohet nga Greqia dhe Bullgaria në zonën e Evropës, si edhe nga Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Irani, Iraku e Siria në anën aziatike. Pjesa evropiane është e ndarë nga ajo aziatike nga Deti i Marmarasë, në skajet e të cilit ndodhen ngushtica e Dardaneleve dhe ajo e Bosforit.
Kryeqyteti: Ankara, 4.400.000 banorë.
Sipërfaqja: 774.815 km katrorë.
Popullsia: 75.627.384 (2012). Grupet etnike: turq 85,7%, kurdë 11%, arabë 1,5%, të tjerë 1,8%.
Monedha: lira e re turke = 0,35 euro
Feja: 99,8% myslimanë e 0,2% të tjerë.








All the contents on this site are copyrighted ©.