2014-11-28 13:36:17

Shtegtimi VI Apostolik i Françeskut


Turqia zë një vend të zgjedhur në gjeografinë e Shtegtimeve Papnore, që nga koha kur në këtë vend ishte delegat apostolik Angelo Roncalli(1935-44), të cilin, kur u bë Papë me emrin Gjoni XXIII, e quajtën “Papa i parë turk i historisë”(shih gazetën Avvenire 29-22. Vendi ka qenë cak i shtegtimit të pestë apostolik të Palit VI(1967), i cili i dhuroi kreut të shtetit turk, që kishte dalë ta priste në aeroport, flamurin otoman, rënë në dorë të të krishterëve gjatë betejës së Lepantos(1571). Ky shtegtim apostolik qe pasojë e shtegtimit të Papës Montini në Tokën Shenjte dhe e përqafimit të tij historik me Patrikun Ekumenik Atenagora, në Jeruzalem. Gjon Pali II e vijoi traditën e shtegtimeve në Turqi (shtegtimi IV, 1979) e u takua me Patrikun Ekumenik Dimitri I, ashtu si edhe Benedikti XVI (shtegtimi V, 2006) që shkoi për vizitë në Patriarkanën Ekumenike, për të takuar Shenjtërinë e Tij Bartolomeun I.







All the contents on this site are copyrighted ©.