2014-11-25 12:50:12

Papa Parlamentit Evropian: dinjitet, punë për të gjithë, jo mbisundimit të interesave ekonomike


Dinjitet, punë për të gjithë. Kjo është thirrja e fuqishme që bëri Papa gjatë ndërhyrjes së tij në Parlamentin Evropian të Strasburgut. “Sot, promovimi i të drejtave njerëzore zë një rol qendror në impenjimin e Bashkimit Evropian në rendin e favorizimit të dinjitetit të personit, si brenda saj e po kështu edhe në marrëdhëniet me Vendet tjera. Është fjala – tha Papa – për një impenjim të rëndësishëm e admirues sepse kemi situata të shumta në të cilat qeniet njerëzore trajtohen si sende, për të cilat mund të programohen ngjizja, trajta e dobia, e pastaj mund të flaken (hedhen tutje) kur nuk shërbejnë më, sepse janë bërë të brishta, të sëmura apo të vjetruara”. Ati i Shenjtë Bergoglio ftoi të vihen përherë në qendër dinjiteti njeriut: “Vërtetë çfarë dinjiteti mund të ketë kur mungon mundësia për të shprehu lirshëm mendimin personal apo për të rrëfyer pa detyrim besimin fetar personal? Çfarë dinjiteti është i mundshëm pa një kornizë të qartë gjyqësore - ligjore, që kufizon sundimin e forcës dhe bënë të mbizotëroj ligji mbi tiraninë e pushtetit? Çfarë dinjiteti mund të ketë ndonjëherë burri apo gruaja të shndërruar në gjësend të çfarëdo lloji të diskriminimit? Çfarë dinjiteti mund të gjejë një person që nuk ka ushqim apo minimumin për të jetuar e, edhe më keq akoma, nuk ka punën që t’i jap dinjitetin?”. Këto fjalë të Papa Françeskut përshëndetet me duartrokitje të stuhishme nga europarlamentarët. “Promovimi i dinjitetit të njeriut do të thotë të njohësh e pranosh se ai ka të drejta të patjetërsueshme, nga të cilat nuk mund të privohet sipas vullnetit e vendimit të ndokujt e aq më pak sipas dobive të interesave ekonomike”, theksoi Papa. Të drejtat themelore e të patjetërsueshme të njeriut janë ngushtë të lidhura me kontekstin shoqëron, në të cilin të drejtat e tij e detyrimet janë të gërshetuara me ato të tjerëve e me të mirën e përbashkët të vet shoqërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.