2014-11-24 15:36:52

Papa takohet me krerët e dikastereve për reformën e Kuries Romake


Tri orë takim për të folur mbi propozimet, që synojnë reformimin e Kuries Romake. Papa Françesku u ul sot në një tryezë të rrumbullakët me krerët e dikastereve të Vatikanit për të studiuar direktivat e Këshillit të kardinajve, të ashtuquajturit “C9”(Këshilli i të nëntëve).
Duke u kujtuar gazetarëve se këto takime bëhen pak a shumë, një herë në gjashtë muaj, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi sqaroi se sekretari i Këshillit, ipeshkvi Marcello Semeraro, paraqiti argumentet kryesore e më pas, të pranishmit dhanë mendimet e tyre. Mbledhja e ardhshme e “C9”-ës do të mbahet më 9,10 e 11 dhjetorin e ardhshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.