Françesku emëron kardinalin Sarah, prefekt të Kongregatës për Kultin Hyjnor
Më 23 nëntor, Ati i Shenjtë emëroi Prefekt të Kongregatës për Kultin Hyjnor e Disiplinën
e Sakramenteve, kardinalin Robert Sarah, deri tani, kryetar i Këshillit Papnor “Cor
Unum”. Ky vend ishte “vakant” që nga gushti, kur Papa Françesku emëroi prefektin e
atëhershëm, kardinalin Antonio Canizares Llovera, kryeipeshkëv metropolit të Valencias. Kardinali
Sarah është me origjinë nga Guinea-Konakri. Është lindur në vitin 1945, është shuguruar
ipeshkëv në moshën 34 vjeçare nga Gjon Pali II, i cili e quante “ipeshkvi fëmijë”,
pasi ishte më i riu në botë, në këtë detyrë. Qe Papa Benedikti XVI që e krijoi kardinal
më 20 nëntor 2011. Energjik, gjithnjë i pranishëm në kampet e refugjatëve, ku ka qenë
shpesh si kryetar i Këshillit Papnor “Cor Unum”, detyrë që e ka kryer deri tani, kardinali
Sarah thotë shpesh se njerëzit duhen mbrojtur nga mjerimi e jo nga varfëria, që predikonte
Krishti.