2014-11-23 12:56:50

Muaji i të vdekurve, meditim nëntori


Në muajin e të vdekurve, besimtarë e jo, shkojnë shpesh për vizitë në varreza, kudo në botë. E varret mbulohen me lule, me lot, me dritë qirinjsh e me kujtime. E, pa dyshim, njerëzit nuk mund të mos meditojnë për vdekjen. Vdekja është përshkruar në mijëra mënyra: në epitafe, poezi, prozë, që nga mitet e lashta, tek krijimet moderne, nga poezia popullore, tek letërsia e kultivuar, për të mos kujtuar artet e tjera. Vdekja është e gjithëpranishme në arte, ashtu si në jetën e përditshme, ku shpesh duket pa pritur e pa kujtuar.
Po marrim sot vetëm disa thërrime elegjish, thjesht për meditim.
Ja si përshkruhet vdekja në një strofë, shkëputur nga poezia popullore:
“Kur erdh shpirti per me të dalë,
Plasi kulla ballë e-m’ballë,
Kjajti dera për me të ndalë
Fjala e Zoti s’u kthye dalë”
Atë Gjergj Fishta mediton kështu mbi një vorr ‘të përvûjtun” si e quan ai vetë në varg:
…..
Mue, po, edhè zemra mbi vorr tand t'përvûjtun
110 M'ndezet kah punët e mbara e kah burrnija.
Permbí vorr tand, po, xâ të fortë me e mbajtun
Besen e dhânme - e miqasín e zânme;
Për Fé e Atme n'báll me i dalë rrezikut;
Të ligshtit doren me ia njitë e t'fortin
115 Mos me e gledhue, kúr t'jet me u thanë e drejta,
Mos me i shmangë sytë prej cakut, n't'cillin mendja
Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue
Ndër sa t'vishtira, qi t'na sjellin motet...
Po, po! se pre' atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutë, ai qanderr
Ka me m'kenë ndër salvimet: …
Der qi të shkimen n'qiellë e hana e dielli
E t'ngele moti e sheklli mbarë t'rroposet,
E t'vijë dita e gjyqit t'rruzullimit.
(Atë Gjergj Fishta, “Mrizi i Zanave”, Bot IV, Shtypshkroja Atë Gjegj Fishta”, fq 139)

E, së fundi, një epitaf, shkruar mbi murin e Sinagogës së Romës, që përmbledh gjithë misterin e jetës, të vdekjes e të amshimit, krijuar në meditim, mbi rrasën e një varri:
“Emrat tanë mbi këtë gur,
trupat, nën këtë gur,
shpirtrat,
në krahët e Mëshirës së amshuar”.









All the contents on this site are copyrighted ©.