Mesazh ngushëllimi i Papës për vdekjen e kardinalit Angelini
Ngushëllime të thella u shprehu Papa familjarëve dhe bashkësisë dioqezane tëRomës,
në një telegram për vdekjen e kardinalit Fiorenzo Angelini. “Mendoj me përzemërsi
për këtë Atë të dashur e të nderuar – shkruan Papa - që e kreu shërbesën e tij të
gjatë e të frytshme në Kishën e Romës, në Itali e në botë, së pari, në Veprimin Katolik;
më pas, me zell të thellë apostolik, në spitale e në shtëpitë e mjekimit në Romë,
e, së fundi, në krye të Këshillit Papnor për Punonjësit e Shëndetësisë”. Kardinali
Angelini, prefekt nderi i Këshillit Papnor për Punonjësit e Shëndetësisë, vdiq në
Romë, natën ndërmjet së premtes e së shtunës, në moshën 98 vjeçare.Nesër, kardinali
Angelo Sodano, dekan i Kolegjit Kardinalor, do të kremtojë Meshën e Dritës në Bazilikën
e Vatikanit. Në përfundim të kremtimit mortor, Papa do të kryesojë ritin e Ultima
Comendatio – Lëshimit në dorë të Zotit dhe të Valedictio – Lamtumirës së fundit.