Në kështjellë t'atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët') pa shpirt e
pa besë, Tregëtojn' e gënjejnë, rrëmbejn' e sfrutojnë, Thon' ashtu Israelin
e mbrojn' e shpëtojnë.
Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë
në kish' e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten Dhe kështu
parasitët gjakpirës po rriten.
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar Na u
ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar; Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,
Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.
Çdo i shenjt' ideal, çdo shtëpi
Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie: Kush fitonte më tepër, ay ishte
usta, Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.
Kur e pa këtë zi dhe
këtë erësirë, Krisht' i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë: Me kamçik e me fshikull
sarafët i dboj, Dhe nga larot gjakpirës atdhen' e shpëtoj.
Dhe Shën Pjetr'
i gëzuar ahere i tha: "Ja tani e ke nisur tamam, or usta! Me kërbaç e me shpatë
mi ne mbretëro, Dhe me forc' e pahir na çliro, na shpëto."
"Je gabuar,
o Krisht, që u ke predikuar, Se të marrët, të shurdhërit s'kanë dëgjuar; Ndreq
kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin. Se shpirt-robi s'çlirohet askurrë pa drurin."
Jesu Krishti s' dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe me lot i penduar
e hodhi kamçikun, Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin' e
sjell drita e mëndjes, jo druri."
"Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,
Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. Përkëdhel' u kurrizin dhe do t'të
besojnë, Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnë".
Jesu Krishti
s'dëgjoj, dhe s'e mori vesh mikun. Dhe s'u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:
Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë, Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen' e atdhenë.